Qeveria do të rishikojë strukturën e taksës vendore që paguajnë ndërtuesit për infrastrukturën.

Sot në kryeqytet taksa varion nga 4 deri në 8% të vlerës së investimit, e cila paguhet menjëherë si kusht për të marrë më pas lejen e ndërtimit. Por ministri i Financave deklaroi në parlament gjatë diskutimeve për ligjin e strehimit social, se ndërtuesit do të detyrohen që 3% të sipërfaqes që ndërtojnë ta japin për të pastrehët, e ndërkohë qeveria do të shtrijë në kohë pagesën e kësaj takse, si dhe do të njohë si shpenzim për efekt të taksës, të gjithë investimin që ndërtuesi bën për infrastrukturën e zonës.

Vetëm për kryeqytetin në 3 vitet e ardhshme të pastrehët do të përfitojnë nga kjo nisëm 45 mijë metra katrorë.

Kreu i Financave premtoi se pas dy vitesh qeveria do të marrë një nisëm tjetër për t’i ndihmuar në marrjen e shtëpive me kosto më të lirë çiftet e reja që blejnë një shtëpi për herë të parë.

Tv Klan