Për të dytën ndeshje radhazi, Armando Broja do të luajë si titullar me fanellën e Everton.
Trajneri David Moyes i ka besuar sulmuesit shqiptar nga minuta e parë, për një ndeshje shumë të vështirë, siç është ajo ndaj Manchester Cityt.
Stafi teknik ka besim te aftësitë dhe shpejtësia e Brojës, i cili mund t’i hapë probleme mbrojtës mike. Shqiptari ishte titullar javën e kaluar ndaj Nottingham, ndërsa do të luajë sërish nga fillimi, diçka që konfirmon se e ka kaluar plotësisht dëmtimin.

Mundësi e artë për Brojën, i cili do të kërkojë me çdo kusht golin ndaj Cityt. 23-vjeçari është pjesë e Everton në huazim nga skuadra e Chelsea, ndërsa ende nuk dihet e ardhmja e tij.
/tvklan.al