Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së kthimit në çerekfinalen e Champions League, ndaj Borussia Dortmund.
Pavarësisht fitores së thellë 4-0 në ndeshjen e parë, tekniku gjerman deklaroi se ekipi i tij do të japë maksimumin në fushë.
Ndërsa foli për rikuperimin e Olmo, Flick theksoi se është krenar për atë që ka treguar skuadra e tij.
“Si gjithmonë do të futemi në fushë për të dhënë maksimumin. Kemi një ekip të mirë dhe mendoj se në ndeshje si këto në çerekfinale, duhet të jemi të fokusuar dhe të luajmë ashtu siç dimë. Jam krenar për ekipin që drejtoj.
Jam shumë i lumtur për rikthimin e Dani Olmo. Ai është në gjendje të luajë dhe kjo më lumturon. Olmo është një lojtar, i cili na ndihmon shumë, por duhet të jemi të kujdesshëm me të. Ai do të luajë në varësi të mënyrës sesi do të shkojë ndeshja”, u shpreh Flick.
Ndeshja e kthimit Borussia Dortmund-Barcelona, do të luhet të Martën, duke nisur nga ora 21:00.
/tvklan.al