Ndeshja e rëndësishme me Turqinë

Ndeshja e rëndësishme me Turqinë

16:05 07/10/2019

Cikalleshi: Duhet fitore, ndryshe suksesi me Islandën nuk vlen

Ndeshja me Turqinë është thelbësore për garën drejt Euro 2020. Fitorja në përballjen e së premtes, në Stamboll është rruga e vetme për të shpresuar te kualifikimi. Sokol Cikalleshi i cili luan prej kohësh në kampionatin turk e ka të ngulitur këtë mendim.

 “Për të vazhduar ëndrrën, Islanda ishte si finale. Bëmë gjysmën e punës me atë ndeshje, por pa rezultat pozitiv në Turqi nuk vlen ajo”, shprehet  Cikalleshi.

Kombëtarja i është kthyer rezultateve nën drejtimin e Edi Reja dhe për futbollistin,  trajneri duhet të vazhdojë edhe pas kualifikuesve të Europianit.

Do isha i lumtur nëse Reja do vazhdojë me Kombëtaren, por kjo varet dhe nga federata”, vijon më tej Sokoli.

Reja po rinovon grupin e lojtarëve duke afruar shumë të tillë. Njëri prej tyre është mesfushori Lidion Selahi. 21-vjeçari e shikon si një ëndërr të realizuar grumbullimin me kuqezinjtë.

Kur kam qenë i vogël kam luajtur me Belgjikën, pasi Shqipëria nuk më kishte thirrur, por kur erdhi ftesa, 100% për Shqipërinë”, thotë Liridon Selahi.

Kombëtarja do të përgatitet në Durrës, deri të mërkurën me dy seanca stërvitore në ditë, për t’u nisur të enjten drejt Turqisë. Ndeshja tjetër e tetorit do të jetë ndaj Moldavisë, po në transfertë.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT