Ndeshja Kosovë-Çeki, policia ndalon 8 tifozë çekë

Ndeshja Kosovë-Çeki, policia ndalon 8 tifozë çekë

12:10 07/09/2019

Policia e Kosovës ka arritur që të ndalojë 8 shtetas çek, të cilët kishin planifikuar të ngrinin një dron në stadiumin “Fadil Vokrri” me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Arrestimi i tyre edhe bërë në flagrance nga Policia e Kosovës, duke iu sekuestruar dhe pajisjet që do të përdoreshin. Sipas raportimeve të policies, njëri nga të ndaluarit ka nënshtetësi serbe.

Në rrjetet sociale ka reaguar dhe futbollisti Valon Berisha. Berisha i kujton tifozëve çek, se vetëm një flamur mund të valëvitet në stadiumet e Ballkanit, “Autoktonus”. /ABC News Albania 24/7

Të ngjashme