Me mungesa të shumta Kombëtarja Shqiptare do të përballet me Italinë. Përgatitjet nisin këtë të hënë. Trajneri i përfaqësueses De Biasi, pranon se do të jetë një ndeshje e vështirë.

Do të përpiqemi të vëmë në vështirësi Italinë. Objektivi im është të arrijmë vendin e dytë të grupit. Duhet të shfrytëzojmë dashurinë që kanë futbollistët tanë që nuk luajnë shpesh në ekipet e tyre. Do të jetë një përballje taktike dhe teknikë në fushën e lojës”

.

Tekniku nuk e fsheh dëshirën për të fituar madje e shpreh mjaft qartë

Giani de Biasi ka tentuar t’i japë fund edhe lajmeve, jo vetëm në median shqiptare për një largim të mundshëm të tij nga kombëtarja.

Gazetat shkruajnë se De Biasi do shkojë andej apo këtej por jo gjithçka është e vërtetë. Ka edhe disinformim të qëllimshëm, por ç’të bëj, të vras gazetarin? De Biasi nuk ikën askund. Nëse do të rinovoj ose jo, duhet të jetë punëdhënësi që të më ofrojë zgjatjen e kontratës nëse kam punuar mirë.

Mbrojtësi i Kukësit Albi Alla është emri i ri në listën e Kombëtares. është kthyer Sokol Cikalleshi, ndërsa mungon sërish Shkëlzen Gashi. Jashtë listës mbetet Rei Manaj dhe Ermir Lenjani. Në këtë konferencë u prezantua edhe ndihmësi i ri i De Biasi, Marco Veronese.

Tv Klan

LISTA E PLOTË:

Portierë

Alban Hoxha (Partizani)

Orges Shehi (Skënderbeu)

Thomas Strakosha (Lacio)

Mbrojtës

Ansi Agolli (Karabak)

Elseid Hysaj (Napoli)

Naser Aliji (Kaizerslautern)

Frederik Veseli (Empoli)

Arlind Ajeti (Torino)

Albi Alla (Kukësi)

Mesfushorë

Burim Kukeli (Zyrih)

Migjen Basha (Bari)

Taulant Xhaka (Bazel)

Amir Abrashi (Frajburg)

Odise Roshi (Terek Grozni)

Ledian Memushaj (Peskara)

Andi Lila (PAS Janina)

Jahmir Hyka (San Hoze Ërthkuejks)

Eros Grezda (Lokomotiv Zagreb)

Liridon Latifi (Skënderbeu)

Sulmues

Bekim Balaj (Terek Grozni)

Armando Sadiku (Lugano)

Azdren Llullaku (Astana)

Sokol Cikalleshi (Akhisar Beledijespor)