Drejtuesit e FSHF-së kanë zhvilluar një takim me Ministrin e Brendshëm, Taulant Balla dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku mbi organizimin e ndeshjes Shqipëri-Çeki që do të luhet më 12 Tetor.

Gjithçka duhet të jetë sipas rregullave të UEFA-s, në mënyrë që të shgmangen incidentet që ndodhën në ndeshjen me Poloninë, si hedhja e flakadanëve dhe tymueseve në fushën e lojës apo përplasjet mes tifozerive.

Për këtë arsye, për ndeshjen me Çekinë për sigurinë e stadiumit dhe mbarëvajtjes së ndeshjes do të angazhohet Policia e Shtetit.

Dëshira për të qënë në stadaium në ndeshjen me Poloninë bëri që shumë tifozë të bien viktima të biletave të falsifikuara.

Por gjërat do të ndryshojnë shpejt, pasi FSHF pret të pajiset nga UEFA me një sistemi kontrolli biletash të cilin UEFA e përdori për finale e Conference League Roma – Feyenoord që u luajt në Air Albania

Shqipërisë i duhet fitorja me Çekinë dhe kërkohet mbështetje maksimale e tifozerisë, por nga ana tjetër Federata rrezikon dënim të ashpër nga UEFA nëse përsëriten ngjarjet e takimit me Poloninë.

Tv Klan