Kombëtarja e Kosovës ka mbërritur në Spanjë dhe po përgatitet për ndeshjen e nesërme. Trajneri i Kombëtares të Kosovës, Bernard Challandes, në konferencën për mediat ka thënë se skuadra po përgatitet dhe për është kënaqësi të luajë kundër një skuadre si Spanja.

Pas humbjes nga Suedia nuk është e lehtë të vijmë këtu në Spanjë dhe të përgatitemi për këtë ndeshje. Por, është nder dhe kënaqësi të luajmë kundër ekipit më të mirë në botë. Jemi munduar të përgatitemi sa më mirë dhe jemi të gatshëm”, tha Challandes.

Më tej ai shtoi se ka një ekip të motivuar dhe ndeshjet do t’i marrin një e nga një.

Unë menaxhoj një ekip të mirë, ekip më lojtarë shumë të motivuar. Jemi shtet i ri i futbollit dhe duhet të përparojmë, duhet të marrim çdo ndeshje një nga një. Në veçanti ndeshja kundër Spanjës është mundësi për ta treguar progresin e ekipit që është bërë në mënyrë konstante dhe gjatë kësaj periudhe”, tha ai.

Në fund premtoj se do mundohen të japin më të mirën në ndeshjen e nesërme./tvklan.al