Gazetarja Klaudia Karabolli ka ndjekur mbrëmë live ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Sipas saj gjendja ka qenë e mrekullueshme dhe ka bërë krenarë mbarë shqiptarinë.

Tifozët shqiptarë kanë përcjellë një edukatë, qytetari, komunikim dhe sjellje të mrekullueshme ndaj gjermanëve. Ka qenë me të vërtetë një triumf dhe një leksion që i është dhënë Europës. Ky Europian ka lënë një shije shumë të mirë për kombin dhe për vlerat tona si qytetarë” tha Klaudia.

Për sa i përket emocioneve ajo tha se ishin shumë të forta pasi kështu ishte edhe dita dje.

Të gjithë shqiparët janë bashkuar, kanë festuar, kërcyer dhe kënduar. Hyrja në stadium ka patur të njëjtën atmosferë. Në shkallët e stadiumit flitej shqip, këndohej shqip nga e gjithë diaspora. Nuk ka patur limit mbështetja për kombëtaren. Kanë bërë shumë aktivitete duke lënë edhe gjurmë të kombit tonë, flamurë, pankarta, të gjithë bashkë. Në shumë raste festës i janë bashkuar edhe spanjollët”, shtoi gazetarja.

Një vlerësim të veçantë ajo bëri edhe për të gjitha familjet shqiptare të diasporës, të cilat kanë ruajtur traditat dhe zakonet tona, kërcimin e këndimin. Ndërsa si një ndër momentet më kulminante Karabolli veçoi hyrjen e Armando Brojës në lojë, ku të gjithë tifozët e kombëtares nisën të brohorisnin.