Policia e Tiranës, me qëllim mbarëvajtjen e ndeshjes FK Partizani – FK Kukësi, që zhvillohet këtë të hënë në orën 18:00 dhe garantimin e rendit dhe qetësisë publike ka marrë masa tekniko-organizative për zhvillimin e këtij aktiviteti, para, gjatë e deri në përfundim të tij.

Në një njoftim për mediat, policia sqaron se masat do të konsistojnë në bllokimin dhe mos lejimin e parkimit të automjeteve në disa segmente rrugore, nga ora 15:30 deri në përfundim të aktivitetit dhe konkretisht:

Rruga përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

Rruga “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me rrugën “Sulejman Delvina”

Rruga “Emin Duraku”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek rruga përball Stadiumit “Selman Stërmasi”

“Me qëllim lëvizjen e lirë të tifozëve, do të ketë kufizim të trafikut nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me Rrugën “Artan Lenja”, përgjatë Rrugës “Muhamet Gjollesha”, Rruga “Sulejman Delvina” deri tek Stadiumi “Selman Stërmasi”,

sqaron policia më tej

.

Do të ketë gjithashtu kontroll të stadiumit dhe ambientet e tij.

Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen dhe verifikohen identitetet e shtetasve nëpermjet kartës së identitetit si dhe nuk do të lejohet futja e sendeve të forta si:

Shishet e llojeve të ndryshme

Monedha apo metale të llojeve të ndryshme

Lëndë piroteknike apo fishekzjarre.

Çelësa të ndryshëm

Persona nën efektin e alkoolit.

Nuk do të lejohen femijët nën moshën 16 vjeç pa prezencën e prindit apo të kujdestarit.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, falënderon për mirkuptimin dhe bashkëpunimin, mediat, qytetarët dhe sportdashësit”,

përfundon njoftimi./tvklan.al