Do të luhen nesër takimet e kthimit të Kupës së Shqipërisë në Futboll, raundi gjysëmfinal i këtij trofeu. Ndeshjet do të startojnë në orën 14. Në prag të takimit flet trajneri i Vllaznisë, Vasil Bici.

Vasil Bici: Pesë me zero është një hap i fuqishëm drejt kualifikimit, jemi shumë afër drejt kualifikimit, por jo se ka mbaruar gjithçka. Kemi dhe një… minus tjetër në dispozicion. Gjithçka ngjet në futboll, futbolli ka ligjet e veta sidomos në fushat shqiptare, gjithçka ngjet. Pra ne do t’a vlerësojmë sikur jemi zero me zero dhe jo sikur jemi pesë me zero, për arsye se futbolli ka ligje që të godet atëherë kur s’e pret por me një përqindje të madhe mendoj që jemi finalistë./tvklan.al