Një ndeshje sa një sezon. 90 minuta që vlejnë një vit. Por koha është relative, që do të thotë se cila skuadër do të shfrytëzojë më mirë, do të marrë suksesin e dëshiruar. Në Torino, përballen Juventus dhe Milan. Në lojë është pjesëmarrja në Champions League. Është vendimtare për të dyja skuadrat. Shpresat janë vënë në rrezik për shkak të çështjes së Superligës europiane

“Të sigurojmë zonën Champions në fushë dhe pjesa tjetër u përket drejtuesve. I kam të gjithë lojtarët në dispozicion dhe do të shohim në seancën e fundit se cilin do të hedhim nga minuta e parë”, tha Pirlo.

“Është ndeshja më e rëndësishme, ëndrrat janë të bukura kur bëhen realitet. Megjithatë rezultati i kësaj ndeshjeje nuk do të jetë vendimtar pasi ka edhe disa ndeshje të tjera deri në fund”, tha Pioli.

Sonte do të luhet në fushë pa menduar për vendime të tjera që mund të vijnë nga beteja që bëhen në zyra. Të dyja duan të fitojnë pasi të dyja rrezikojnë që nëse humbin të ulen shpresat për Champions.

Pritet një përballje e fortë, pasi që prej kohës kur Serie A vendosi rregullin e 3 pikëve për ndeshje nuk kishte ndodhur që skuadrat pretendente për Europën të ishin kaq pranë në renditje.

Do të jetë një sfidë direkte mes trajnerëve, cili do të jetë me i zoti të lexojë lojën e kundërshtarit Pirlo apo Pioli, do të jetë një sfidë edhe mes Ronaldo dhe Ibrahimoviç. Cili nga të dy do të udhëheqë skuadrën drejt suksesit. Do të nisë sonte në mbrëmje në 20.45 ‘Allianz Stadium’ të Torinos.

Tv Klan