Na ndan vetëm një ditë nga ndeshja e Kombëtares me Anglinë në betejën e parë në fushën e blertë për kualifikueset e Botërorit 2026. Ekipi kuqezi do të gjendet përpara “Tre Luanëve” që gjithnjë renditen favoritë dhe nuk parashikohet një përballje e lehtë në Wembley.

Alban Xhihani e përforcon këtë mendim duke renditur në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan dhe problematikat që e shoqërojnë Kombëtaren në këtë ndeshje. Në bazë të dëmtimeve fizike të  lojtarëve dhe disponueshmërisë së tyre, ai bën edhe një parashikim për formacionin e mundshëm.

Alban Xhihani: Mbrojtjen nuk  është se e kemi aq mirë. Mitaj që është një nga lojtarët më konstantë dhe më të mirë, nuk është Mitaj në këtë ndeshje, i dëmtuar. Tani është detyruar të thërrasë Naser Alijin, futbollistin i cili ishte i disponueshëm edhe gjatë Europianit por që luan me Dinamon këtu sepse në krahun e majtë ne gjithmonë kemi pasur mungesë  alternativash për mbrojtjen. Hysaj mungon se është i dëmtuar, do të luajë Balliu me shumë mundësi. Në mbrojtje kemi Kumbullën, e kemi me probleme, Ismajli prapë ka qenë me probleme, edhe dje nuk e ka bërë stërvitjen e plotë.

Aldo: Probleme fizike ë?

Alban Xhihani: Po.

Aldo: Edhe ku na ra, me anglezët që s’të falin!

Alban Xhihani: Pikërisht, edhe te mbrojtja në Nations Leeague ne nuk e patëm thuajse asnjëherë të plotë formacionin, kjo është e vërtetë dhe e sigurt. Nuk e patëm asnjëherë, Berat Gjimshiti thuajse ka munguar. Problemet që kemi pasur me sulmin, megjithëse Broja është rikthyer. Gjimshiti të paktën duket i sigurt dhe altërnativë tjetër mund të jetë Ajeti ose Mihaj për ta shoqëruar, me Kumbullën që pothuajse e ka të pamundur, me Ismajlin që mund të jetë lojtar stoli ose mund të mos jetë fare i disponueshëm edhe ai. 

Aldo: Qenkemi mirë!

Alban Xhihani: Asllani, Ramadani, Laçi, këta do të luajnë, Berisha, këta do të luajnë 4 për 3 pozicione, besoj unë me nuhatjen time, Arbër Hoxha ka shanse për t’u nisur, pse jo, titullar në krahun e majtë,   Bajrami besoj është i padiskutueshëm në këtë rast edhe pse minutazhin e ka pasur me limit në Glasgow Rangers dhe Asani që disa njerëz mendonin që nuk po dëgjohej kohët e fundit, nuk po dëgjohej sepse atëherë nis në Korenë e Jugut sezoni, janë sezone vjetore, jo si sezonet që kemi në Europë, janë në ecuri vjetore, mars-nëntor, ndryshe nga Europa që është maj-shtator. Në sulm besoj do të jetë Manaj me  Brojën që vërtet s’ka luajtur asnjë minutë me klubin e tij, me Evertonin, por gjendja e tij duket optimale, 15-20 minuta besoj do t’i ketë.

Aldo: Ka edhe motiv, duke qenë Anglia aty, ky që s’luan me Evertonin, prit se s’qenka pa gjë ky.

Alban Xhihani: Edhe në Londër. Vërtet luhet në Wembley, por ai është rritur, është formuar te Chelsea,  pavarësisht se tani ka shkuar në Liverpul, luan me Evertonin dhe vërtet që s’i ka ecur, është periudhë shumë e gjatë që Brojës nuk po i ecën fare me dëmtimet, sapo u rikthye u dëmtua prapë te Evertoni dhe ky është një problem që nuk po e lë të ngrejë kokë dhe ne gjithë tifozët presim që ta kemi formacionin e plotë, të kemi Dakun, Manajn, Brojën, të kemi Uzunin, ta kemi të plotë formacionin.

Ndeshjen Shqipëri-Angli do të mund ta ndiqni të premten në orën 20:45 ekranin kampion, Tv Klan, të shoqëruar edhe nga “Klan Kuq e Zi” me Alban Xhihanin, Arjan Peçon, Erion Bogdanin, Ilda Bejlerin dhe Altin Lalën. Në lidhje direkte do të jetë ish-sulmuesi i Kombëtares, Edmond Kapllani në Londër. Një spektakël sportiv që nis prej orës 20:00 dhe mbyllet rreth orës 23:30./tvklan.al