Stërvitjet zyrtare do të mbahen sot në stadiumin e ri

Franca mbërriti pak pas mesditës në Shqipëri ku nesër në mbrëmje do të luajë ndeshjen eliminatore të Europanit me Shqipërinë.

Stërvitja e skuadrës së drejtuar nga Didier Deschamps do të zhvillohet në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania” ku do të luhet takimi.

1 orë e gjysmë më herët aty, do të zhvillojnë seancën zyrtare kuqezinjtë e Edy Reja.

Trajneri pritet të aktivizojë lojtarët më në formë për këtë ndeshje të rëndësishme, duke shpresuar që të arrijë një rezultat pozitiv. Një pjesë e futbollistëve u lanë pushim në përballjen e së enjtes me Andorrën në Elbasan.

Një shtysë e madhe për të bërë një ndeshje të mirë pritet t’i japin tifozët që do të mbushin tribunat e stadiumit të ri.

Tv Klan