Policia e Tiranës ka njoftuar se cilat rrugë që do të bllokohen ditën e nesërme në kryeqytet në kuadër të masave për zhvillimin e ndeshjes së futbollit mes Tiranës dhe Maccabit Tel Aviv.

Policia sqaron se të gjithë sportdashësit se gjatë hyrjes në stadium do të jetë i nevojshëm mjeti i identifikimit, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç nuk do të lejohen të hynë pa u shoqëruar nga prindërit.

Në hyrje të stadiumit do të ketë kontrolle të imtësishme ndaj çdo shtetasi, për çakmak, çelsa si dhe sende të tjera që nuk lejohen në brendësi të stadiumit.

Do të ketë bllokime të disa segmenteve nga ora 15:00 – 22:00

– Rruga përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

– Rruga “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me Rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Sulejman Delvina”

– Rruga “Emin Duraku”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek rruga përball Stadiumit “Selman Stërmasi”

– Njëra korsi e Rrugës “Sulejman Delvina”,  nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek kryqëzimi me Rrugën përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

Policia e Tiranës thotë se kushdo që do të kryejë veprime të dhunshme, do të hedhë sende në drejtim të fushës, apo  do përdorin lëndë piroteknike, si  dhe çdo veprim tjetër në cënim të mbarëvajtjes së ndeshjes, do të ketë saksione ligjore ndaj tyre.

/tvklan.al