Europa League mbylli mbrëmë fazën e grupeve ku nuk munguan surprizat. Lazio e Strakoshës u eliminua nga gara.

Portieri shqiptar ishte lënë pushim, ndërsa skuadra e humbi me rezultatin 2 – 0 sfidën në fushën e Rennes. Porto me suksesin 3 – 2 ndaj Feyenoord la jashtë ekipin holandez.

Një dështim edhe për Psv Eindhoven që u largua nga aktiviteti pas barazimit me Rosenborg. Në këtë turne nuk do të jetë edhe Borussia Monchengladbach që u mund në shtëpi me rezultatin 2 – 1 nga Basaksehir. Një dështim ky sezon edhe për Dynamo Kyiv që u eliminua nga kupat e Europës.

Manchester United e mbylli në vendin e parë në grup pas fitores 4 – 0 me Alkmaar, që gjithsesi është ende në lojë. Roma e siguroi kalimin në turin tjetër pas barazimit Wolfsberger.

Arsenal i mjaftoi një barazim 2 – 2 në fushën e Standard Liege për të siguruar pikët e mjaftueshme. Shorti ku do të bashkohen edhe 8 ekipe nga Champions League do të hidhet të hënën.

Tv Klan