Disa takime zhvillohen pa tifozë

Europa League luajti të enjten disa nga ndeshjet e radhës, përveç Inter-Getafe dhe Sevilla-Roma që ishin shtyrë. Pati takime që u zhvilluan pa praninë e publikut si masë parandaluese. Suksese për disa skuadra udhëtuese. Duke u kthyer te loja në fushë, Manchester United fitoi pa probleme 5-0 me LASK në Austri.

Një rezultat që afron çerekfinalet Djajtë e Kuq që patën disa lojtarë të rinj në fushë. Basel i Taulant Xhakës mundi 3-0 Eintracht Frankfurt në Gjermani. Një hap përpara për ekipin zviceran. Nuk i eci mbarë Rangers të Florian Kamberit që humbi 3-1 me Bayer Leverkusen.

Sulmuesi shqiptar u aktivizua si zëvendësues. Shakhtar Donetsk triumfoi 2-1 në fushën e Wolfsburg. Olympiacos barazoi 1-1 me Wolverhampton. Suksesi 1-0 i Basaksehir ndaj Copenhagen ishte i vetmi i mbrëmjes për një ekip vendas.

Tv Klan