Drejtuesit e Inter kundër zhvillimit të sfidës me Juventus të hënën

Ndeshjet e shtyra për shkak të emergjencës koronavirus do të zhvillohen mes datave 7 dhe 9 Mars.

Liga Italiane e Futbollit mori vendimin që do të zyrtarizohet nesër nga asambleja ku përfshihet edhe derbi i Italisë, Juventus – Inter.

Kjo është shoqëruar me debat nga klubi zikaltër, më saktë nga Presidenti Steven Zhang, i cili nuk e pranon këtë vendim, pasi skuadra e tij duhet të zhvillojë shumë ndeshje të rëndësishme brenda një kohe të shkurtër.

Ai e quajti kreun e Ligës Italiane të Futbollit, Paolo Dal Pino një palaço. Për këtë reagim do të ketë edhe një hetim disiplinor.

Te Juventus janë të mendimit që ndeshja të zhvillohet të hënën e ardhshme. Fillimisht u mendua që këto përballje të luheshin më 13 Maj, por gjërat ndryshuan rrugës.

Tv Klan