Në takimet e tjera të Superligës Tirana fitoi 2-0 ndaj Luftëtarit, duke larguar hijen e rënies në një kategori më poshtë. Bardheblutë shënuan nga një gol në secilën pjesë me Ede dhe Cisse.

Teuta fitoi ngushtë 1-0 ndaj Vllaznisë në Durrës.

Shkodranët luajtën për 40 minuta me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të Shtubinës në minutën e 52-të.

Takimi Flamurtari-Laçi në Vlorë u mbyll në barazim pa gola duke lënë të dyja këto skuadra pranë rënies nga kategoria kur mbetet edhe një ndeshje për t’u luajtur./ TV KLAN