Gianni De Biasi do të përgatisë ndeshjet e tetorit me Lihtenshtejnin dhe Spanjën me një grup prej 26 lojtarësh ku nuk mungojnë risitë.

Eros Grezda dhe Liridon Latifi janë futbollistët që grumbullohen për herë të parë, ndërsa Azdren Llullaku kthehet në Kombëtare pas 3 vitesh edhe pse nuk luajti asnjë minutë ndaj Norvegjisë. Jashtë listës është Shkëlzen Gashi, të cilin De Biasi pereferoi ta sakrifikojë për të patur më shumë të rinj.

lista

Gianni De Biasi, trajner i Kombëtares:

Me Lihtenshtejnin është e vështirë, pasi mbrohet dhe ndërhyn ashpër dhe ne duhet të fitojmë këto pikë. Afrova të rinj si Grezda, Latifi apo Manaj që mund të jenë e të ardhmes. Llullaku po kalon një formë të mirë, por është një futbollist që luan për ekipin dhe na shërbejnë elementë të tillë.

Gianni De Biasi përcaktoi edhe objektivin për këto kualifikuese.

Gianni De Biasi, trajner i Kombëtares:

Objektivi ynë është të mundim Izraelin, Maqedoninë dhe Lihtenshtejnin duke i kaluar në renditje, pasi Spanja dhe Italia janë gjë tjetër.

Trajneri i Kombëtares i dha edhe një përgjigje pa shumë koment fjalëve se një rezultat tjetër përveç fitores me Lihtenshtejnin lëkund pozitat e tij në stolin e Shqipërisë.

Gianni De Biasi, trajner i Kombëtares:

Rreziqet në këtë punë. Natyrisht është më e lehtë ndonjëherë që të fitosh me Manchester City në krahasim me Sëansea, por ju duhet të shikoni edhe se çfarë mund të nxjerrë një trajner me lojtarët që ka në dispozicion.

Grumbullimi i Kombëtares do të nisë të hënën në Lihtenshtejn, për të luajtur të enjten në Vaduz./ TV KLAN