997 qytetarë që nuk kanë respektuar masat anticovid në 24 orët e fundit janë ndëshkuar nga policia e shtetit.

Patrullat e policisë kanë ndëshkuar për mosvendosjen e maskës 833 shtetas me gjobë prej 3 mijë lekësh.

Po ashtu me të njëjtën masë administrative, janë ndëshkuar 150 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa maskë mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar 3 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë, ku për secilin prej tyre është vendosur masë administrative 1 milionë lekë.

Policia e Shtetit bën të ditur se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë ndëshkuar me nga 10 mijë lekë, 11 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00. 

Klan News