Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht shtetasin R. M., pasi ka ndezur një zjarr për djegien e barërave të thatë dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 11 pemë dekorative dhe 11 rrënjë agrume në tokat e shtetasit S. Gj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./tvklan.al