Një 55-vjeçar në fshatin Pollozhan në Dibër është arrestuar për zjarrvënie.

Autori me iniciale F.E., kishte ndezur zjarr për të djegur disa barishte në tokën e tij por flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe toke prej 2 hektarësh, me barishte dhe shkurre.

Shërbimet zjarrfikëse dhe policia shkuan menjëherë në vendngjarje dhe arritën të shuanin zjarrin./tvklan.al