Ndihma dhe rindërtim banesash për familjet e prekura nga tërmeti

Ndihma dhe rindërtim banesash për familjet e prekura nga tërmeti

15:00 27/09/2019

Veliaj: Bashkëpunim me ambasada dhe biznese

Dhjetëra banesa të dëmtuara nga tërmeti 7.5 ballë që goditi vendin tonë para disa ditësh, do të ndërtohen nga Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Kuvajtit.

“Kemi sot tre trailerat e parë; një përgjigje e menjëhershme e Ambasadës së Kuvajtit, popullit kuvajtjan, qeverisë kuvajtiane. Na kanë sjellë nevojat bazë të emergjencës si batanije dhe ushqime, teksa jemi duke ndërtuar shtëpitë e dëmtuara. Ambasada e Kuvajtit na ka ndihmuar edhe për pjesën pas ndërtimit të shtëpive, pra përveç se do ndërtojmë disa shtëpi bashkë, kemi marrë edhe elektro-shtëpiaket, lavatriçe, frigoriferë, shumë pajisje, që disa prej këtyre familjeve, që janë me ndihmë ekonomike, as nuk i kanë pasur ndonjëherë, me shtëpi të ndërtuara në vitet ‘50-’60 me mjete rrethanore, me gurë, baltë, kashtë e kallamishte”.

Ambasadori i Kuvajtit tha se për familjet e prekura nga tërmeti do të ketë të tjera ndihma.

“Kjo është vetëm ngarkesa e parë, një dhuratë, disa batanije, lavatriçe, frigoriferë. Do të ketë edhe një ngarkesë tjetër në ditët vijim, që do të përmbajë mes të tjerave produkte të “real estate”, si edhe kuti të ndihmës së parë”.

Sipas Kryebashkiakut Veliaj, përveç fondit të Bashkisë së Tiranës, disa banesa po rindërtohen edhe falë kontributit të bizneseve.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT