Luan dhe shënon gol në miqësoren ndaj Dinamo Kiev

Episod tepër emocionues dhe vlerësuar në miqësoren parasezonale mes Everton dhe Dinamos së Kievit. Përballja e Gudison Park prodhoi një nga historitë më të bukura të ditëve të fundit.

Një tifoz i Evertonit, i cili ka ndihmuar refugjatët ukrainas debutoi me skuadrën e tij të zemrës. Ai hyri nga stoli për të ekzekutuar me mjeshtëri një penallti dhe për të dërguar në delir tifozët ultras të Evertonit.

Paul Straton ka bërë maksimumin për të ndihmuar ata që kanë ikur nga Ukraina, duke udhëtuar me makinën e tij personale për të dërguar ushqime dhe veshmbathje për ta që prej nisjes së luftës me Rusinë. Klan News