5.4 milion Dollarë nga para që iu sekuestruan oligarkut rus

Paratë e oligarkëve rusë të sekuestruara në vendet perëndimore do të përdoren për të parën herë si dëmshpërblim për Ukrainën për pasojat e ndërhyrjes ushtarake ruse.

SHBA është i pari vend që do t’i japë Ukrainës 5.4 milionë Dollarë si ndihmë, nga paratë që i janë sekuestruar biznesmenit rus të sanksionuar, Konstantin Malofejev.

Vendimin e bëri publik Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara Merrik Garlend, i cili priti në një takim në Uashington homologun ukrainas Andrij Kostin.

Garland tha se ky vendim i dërgon Rusisë një mesazh, se sulmi në Ukrainë nuk do të mbetet i pandëshkuar.

Vendimi bazohet tek urdhri i presidentit amerikan Xho Bajden i nënshkruar vitin e kaluar, që lejon Departamentin e Drejtësisë t’i kalojë Sekretarit të Shtetit në zotërim, asete të sekuestruara nga miliarderët rusë të sanksionuar, për t’ia dërguar si ndihma Ukrainës.

Konstantin Malofejev akuzohet nga autoritetet amerikane për financim të separatistëve në Krimenë e aneksuar nga Rusët në vitin 2014. Megjithatë, ai vetë ka mohuar çdo përfshirje të tij në çështjet e Ukrainës.

Tv Klan