Gjatë vizitës ditën e djeshme në Tiranë, Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker ka pasur të planifikuar në axhendën e tij edhe një takim me familjen mbretërore të Shqipërisë. Në një komunikim në rrjetet sociale, Princ Leka ka zbardhur për publikun se çfarë ka ndodhur në këtë takim, ku prezente ka qenë edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim.  

“Ditën e djeshme patëm kënaqësinë të prisnin në rezidencën e Familjes Mbretërore Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Ambasadorin Philip T. Reeker, sëbashku me Ambasadoren e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Takimi u zhvillua në një atmosferë tejet miqësore duke reflektuar miqësinë e palëkundur tradicionale të SHBA-s me Shqipërinë. Gjatë bashkëbisedimit me personalitetet amerikane ndihej preokupimi dhe dëshira e madhe për përmirësimin e gjithanshëm të jetës politike, ekonomike dhe sociale të vendit tonë”, shkruan Princ Leka.

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, është takuar të mërkurën me Ramën dhe Bashën. Fokus i bisedave ka qenë situata paszgjedhore, forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe stërvitja ushtarake “Defender 21”. Zyrtari i lartë amerikan ka shmangur një takim me kreun e shtetit Ilir Meta/tvklan.al