Specialistët  e Pikës së Kalimit Kufitar Durrës në bashkëpunim me agjentët për Hetimin e Trafiqeve, si rezultat i kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë kanë arrestuar në flagrancë një 34 vjeçare me iniciale E.B., banuese në Durrës.

Shtetësia e mësipërme, mbrëmjen e djeshme është ndaluar në PKK Durrës, duke ndihmuar të kalojnë kufirin në mënyrë të kundraligjshme, me dokumente të dyshuara të falsifikuara V.Gj., 30, vjeçe, banuese në Durrës; M.Gj., 28 vjeç, banues në Durrës; M.M., 31 vjeç, banues në Tiranë dhe B.P., 30 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./tvklan.al