Ndjehem jashtëzakonisht keq për ata që kam bërë

”, ka thënë hakeri kosovar, Ardit Ferizi, që i siguroi të dhëna ISIS për mbi 1000 punonjës të ushtrisë e qeverisë amerikan.

Associated Press ka përshkruar situatën brenda sallës së gjyqit ku Ferizi mori dënimin prej 20 vitesh burgim.

Prokurori kishte kërkuar dënim maksimal prej 25 vitesh për hakerin, por Elizabeth Mullin, avokatja e caktuar nga shteti amerikan për Ferizin, tha se ai nuk duhet të dënohem më shumë se gjashtë vjet, sepse gabimet e tij ishin të paqëllimshme.

Ai kurrë nuk ka qenë përkrahës i ideologjisë së ISIS-it

”. Ferizi, që tani është 20 vjeç, është njeriu i parë në SHBA që dënohet njëkohësisht për terrorizëm dhe hakim.

Ai u arrestua vitin e kaluar në Malajzi, ku kishte shkuar për studime, ndërsa ka pranuar se kishte hakuar emrat e mbi 1000 personave duke u marrë atyre të dhëna për identitetin.

Të premten, ditën që mori dënimin prej dy dekadash, Ferizi kishte probleme të shpjegonte atë që kishte bërë dhe përse e kishte bërë, kur iu kërkua një shpjegim nga gjyqtarja amerikane Leonie Brinkema.

Ai tha se gjithçka kishte ndodhur shumë shpejt.

Ndihem keq për atë që kam bërë. Më vjen shumë keq që i kam bërë njerëzit të ndihen të frikësuar”

, deklaroi Ferizi. Gjykata ka lexuar edhe një letër të familjes Ferizi, ku thuhej se Arditi kishte një jetë të vështirë./tvklan.al