Qelizat dhjamore kanë nevojë për dritën e diellit. Të fshehura nën shtresat e lëkurës, këto qeliza e ndjejnë praninë e dritës natyrale, dhe nëse nuk marrin mjaftueshëm, atëherë kjo mund të ndikojë në gjithë funksionimin e metabolizmit.

Zbulimi është bërë nga disa shkencëtarë amerikanë në studimet mbi mekanizmat e rregullimit të temperaturës trupore tek kaviet e laboratorit.

Trupi i njeriut ka evoluar për të funksionuar nën dritën e diellit, gjë që sot me jetesën bashkëkohore shpesh e evitojmë. Fotonet e dritës kalojnë shtresa të tëra, përfshirë këtu veshjet e lëkurës, derisa mbërrijnë tek qelizat dhjamore, mbi të cilat ndikojnë direkt tek funksionimi i tyre.

Shkencëtarët e Cincinnati Medical Center kanë vërejtur përgjigjet e kavieve gjatë temperaturave dimërore. Sikurse edhe njerëzit, ato kur kanë ftohtë, dridhen dhe djegin rezerva dhjamore për të gjeneruar nxehtësi.

Nga eksperimentet dhe ne prani të një geni ose jo, u zbulua se në të dyja rastet, në mungesë të sasisë së duhur të dritës, qelizat dhjamore nuk e kryenin funksionin e tyre, duke ndikuar drejtpërdrejt mbi një metabolizëm energjik efikas.

Nëse kjo gjë do të vërtetohet edhe tek njeriu, atëherë zbulimi do konsiderohej mjaft i rëndësishëm, me rrjedhoja mbi shëndetin tonë. Stili i jetës, por edhe sëmundje si diabeti apo obeziteti mund të jenë të lidhura me ndikimin e dritës mbi qelizat dhjamore. Mjekët thonë se studimet vijojnë për të mësuar me tepër mbi këtë gjë.

Klan Plus