Imuniteti është kryefjala kryesore gjatë këtyre ditëve, veçanërisht në këtë periudhë pandemie. Një studim i ri i kryer së fundmi zbuloi se muskujt e fortë skeletorë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e një sistemi imunitar efektiv.

Sipas studimit, të kryer në Qendrën Gjermane për Kërkimin e Kancerit në Heidelberg, muskujt e dobët dhe dhjami mund të çojnë ngadalë në sëmundje të rënda kronike dhe të dobësojnë sistemin imunitar.

Një nga profesorët e studimit, Cui tha: Individët me muskuj skeletorë të fortë janë më të aftë të përballojnë infeksionin kronik viral, sesa ata që kanë muskuj më të dobët./tvklan.al