Studiues të njohur të çështjeve rajonale të mbledhur në Athinë e kanë ndërlidhur anulimin e marrëveshjes për ndarjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë me influencën në politikën e Tiranës së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

“Erdogan me ftesat që ju bën udhëheqësve të shteteve ballkanike dëshiron t’ju tregojë bashkëkombësve të tij se ai është i gjithpushtetshëm dhe i suksesshëm jo vetëm në Turqi, por ka ndikim të pa mohueshëm në rajon dhe më gjerë. Në vitin 2009 Greqia firmosi marrëveshjen për kufijtë detare me Shqipërinë, por kjo nuk u zbatua asnjëherë për shkak të influencës turke. Turqia nuk dëshiron të ketë të njëjta marrëveshje të zbatuara për sa kohë ka qëndrime të ndryshme me Athinën në Egje dhe Mesdheun lindor”, thotë studiuesi Nikolaos Tzifakis.

Duke folur për një lojë e re gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor, studiuesit thanë se Rusia ka me tepër interesa politike sesa Turqia dhe Kina. Nga studimi rezulton se fuqia punëtore në Ballkan tanimë kushton më lirë se ajo në Kinën Perëndimore.

Po ashtu me ndërtimin e portit të Pireut dhe hekurudhës nga Shkupi në Beograd e Budapest trenat lëvizin me mallra kineze e kthehen bosh, ç’ka tregon përdorimin efikas nga Pekini të investimeve në rajon.

Klan Plus