Drejtuesi i mjetit dërgohet në spital me plagë të lehta

Një mjet që ndiqej nga policia në Vlorë është përplasur dhe ka shkaktuar një aksident në rrugët e qytetit. Automjeti i ka ikur policëve në rrugën e ‘Centrales’, por më pas u përplas me një mjet tjetër dhe është përmbysur.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ndërkohë që më pas është shoqëruar në komisariat me pranga në duar pasi kishte marrë vetëm plagë të lehta. Ende nuk janë të qarta shkaqet që e çuan të riun të largohej nga policia.

Tv Klan