Arqile Prifti, një nga dëshmitarët kryesorë në gjyqin ndaj Zani Çaushit, do të ndiqet penalisht nga Prokuroria pasi në seancën e sotme gjyqësore,ky dëshmitar ka mohuar dëshmitë që ka dhënë vullnetarisht gjatë hetimeve. Perlat Beqiraj dhe Arqile Prifti, kanë qënë të vetmët dëshmitarë që janë paraqitur sot para trupit gjykues ku edhe këta dëshmitarë nuk kanë vërtetuar të dhënat e akuzën ndaj Zanit dhe njerëzve të tij. Javën ardhshme do të pyeten nga trupi gjykues dëshmitarët që do të thërrasë akuza. Deri më tani janë dëgjuar 17 dëshmitarë në 5 seanca gjyqësore.

Pamje nga gjyqi i Zani Çaushit, prokurorë, trupi gjykues./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame