Sezoni festiv ka nisur zyrtarisht në Slloveni. Kryeqyteti Lubjana ndezi dritat e pemës dhe këtë vit tema ishte universi, ku përfshihen 850 skulptura yje dhe disqe fluturuese.
Atmosfera e dritave tërhoqi mijëra njerëz në sheshin Preseren ku është vendosur një bredh 21 metra i gjatë nga Gorenjska.
Kryetari i Bashkisë së Lubjanës, Zoran Jankoviç, i uroi fat qytetit të tij përpara se të shtypte butonin që ndriçoi qytetin. Të pranishëm ishin edhe fëmijët të cilët kënduan disa këngë festive.
Ndërkaq, edhe dritat e Krishtlindjes ndriçuan rrugët dhe ndërtesat në qendër të qytetit të Barcelonës duke shënuar kështu nisjen e sezonit festiv.
Për banorët dritat e vendosura këtë vit janë spektakolare që i kanë dhënë jetë qytetit.
Klan News