Turistët munguan për shkak të kufizimeve të Covid-19

Në Betlehem u ndezën dritat e pemës së Krishtlindjeve. Pema gjigande, me një yll të kuq në krye, u ndez me qindra drita me ngjyra ndërsa fishekzjarret e kuqe, të bardha dhe jeshile ndriçuan qiellin e natës.

Në ngjarjen e veçantë ishin të pranishëm ishin mijëra besimtarë e turistë si dhe kryebashkiaku palestinez Anton Salman.

“Është një atmosferë shumë e gëzueshme, një mbrëmje shumë e bukur. Ky ajër është plot shpresë dhe gëzim“, tha Maria, një turiste nga Finlanda.

Audienca në Sheshin Manger përpara kishës së lindjes së Krishtit ishte shumë më e madhe se vitin e kaluar pasi  kufizimet anti-Covid mbajtën larg edhe spektatorët vendas.

Pandemia i ka sjellë shumë dëme ekonomisë së Betlehemit, sidomos në këtë periudhë festive.

Vendasit shpresojnë që shfaqja e variantit të ri Omicron të mos shkatërrojë një sezon tjetër festash.

Klan News