Një tjetër konflikt mes dy shteteve duket se po shpërthen fuqishëm. BBC ka raportuar së fundmi se mes Armenisë dhe Azerbajxhanit ka pasur përplasje. Dy shtetet pretendojnë rajonin Nagorno-Karabak.

Si pasojë e përplasjes së fundit është qëlluar dhe rrëzuar të paktën një helikopter i Azerbajxhanit. Kryeministri armen Nikol Pashinyan tha se Azerbajxhani kishte nisur një sulm ajror dhe me artileri.

Nga ana tjetër, azerët janë përgjigjur duke thënë se po u përgjigjeshin bombardimeve në front dhe nga ngjarja kishte civilë të vrarë dhe të plagosur.

Konflikti i gjatë mes dy vende është ndezur shumë muajt e fundit. Armeni dhe Azerbajxhani kanë qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik përpara vitit 1991. Në momentin që Bashkimi Sovjetik ra, dy vendet janë përfshirë një konflikt për të zgjidhur çështjen e Nagorno-Karabak. Në fakt kjo zonë njihet nga ndërkombëtarët  si pjesë e Azerbajxhanit, por kontrollohet nga armenët.

NË Korrik për shkak të luftimeve mbetën të vrarë 16 persona. Kjo shkaktoi protesta të mëdha në Azerbajxhan, pasi qytetarët kërkonin mobilizim të plotë dhe rimarrjen e rajonit./tvklan.al