Qytetarët rrethojnë senatin me flakadanë e parrulla kundër policisë

Protestuesit u mblodhën sërish në Paris ndërsa Senati francez po debaton për projekt-ligjin e diskutueshëm që synon masa të tjera për mbrojtjen e policisë nga filmimet gjatë protestave.

Projektligji i diskutueshëm synon të mbrojë identitetin e oficerëve të policisë. Qeveria e Macron ka afirmuar mbështetjen e saj për legjislacionin e ri.

Njerëzit mbanin flakadanë të ndezur dhe pankarta që thoshin Kamerat tona janë kundër shkopinjve tuaj. Protestuesit hodhën parulla kundër policisë dhe kërkuan dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Gerald Darmanin.

Vetë ministri përsëriti argumentat se projektligji kishte për qëllim mbrojtjen e oficerëve gjatë operacioneve policore. “Oficeri i policisë nuk është kurrë armik,” tha ministri, duke shtuar se legjislacioni do të forconte “besimin që kombi ka në forcën e tij policore”.

Projekt-ligji Global i Sigurisë, i prezantuar vitin e kaluar nga partia në pushtet e Presidentit Emmanuel Macron, synon që të ndalojë shfaqjen në kamera të fytyrave të oficerëve të policisë në detyrë “me qëllim të dëmtimit të integritetit të tyre fizik ose psikologjik”.

Një senatore nga Partia e Gjelbër tha se nëse nuk kemi këto imazhe nga qytetaret, nuk do të kishim ditur asgjë për brutalitetin e policisë.

Qeveria këmbëngul se këto masa janë të nevojshme për të mbrojtur policinë kundër shkelësve të ligjit. Projekt-ligji që u miratua nga dhoma e ulët e parlamentit të vendit në nëntor i jep policisë më shumë kompetenca për të përdorur kamerat e fiksuara nëpër rrugë dhe pamjet e dronëve.

Klan News