Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në TV Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë dhe dhunën që Zambrina ka përjetuar në familjen e bashkëshortit të saj. Çdo ditë burri i saj ushtronte dhunë ndaj saj pa patur asnjë motiv. Kjo situate u bë e padurueshme dhe ajo vendosi të largohej prej aty.

Por trauma që kaloi dhe ndjesitë e këqija ende i vijnë në memorie. Prindërit e saj kanë qenë mbështetje dhe forcë për të gjatë kësaj periudhe. Ishte babai i saj, i cili e kishte ftuar atë dhe bashkëshorten e tij në studio, për t’ju bërë një suprizë të bukur dhe për t’ju treguar se të gjithë sëbashku, si një familje e bashkuar mund t’ja dalin dhe të lenë pas dhimbjen që kanë përjetuar.

Ardit Gjebrea: Janë dy, ajo që është aty jam e sigurt që është dhe shoqe, por është më shumë se shoqe. Dhe ai që është aty është shok, por është dhe më shumë se shok. Dhe ata të dy që janë aty janë jeta jote.

Zambrina: Mami dhe babi!

Ardit Gjebrea: Shikoji dhe më thuaj nëse fjalët e mia ishin të duhura.

Zambrina: Po!

Ardit Gjebrea:  Janë jeta jote?

Zambrina: Më shumë se jeta ime!

Ardit Gjebrea: Në fakt iniciativa ishte e babit, ishte ai që thirri mamin, është ai që thirri ty, por ne e bëmë takimin mes tyre dhe tani ka ardhur radha të japë mesazhin ty.

Pjetër: Rina të duam shumë!

Zambrina: Edhe unë më shumë se çdo gjë tjetër në këtë botë. Jeni gjëja më e shtrenjtë që kam në jetë.

Pjetër: Dua të ecim përpara, nga ajo dhimbje që na ndodhi në jetë. Duhet të ecim përpara, të bësh ndonjë shkollë, të kesh jetën përpara, mos komandohesh nga të tjerët.  

Zambrina: Kur ju kam juve, do jem shumë e fortë sepse jeni forca ime për çdo gjë në këtë jetë.

Majlinda: Rina të ka mami dashuri, shoqe, motër, gjithçka. Me Zotin dhe me babin do kalojmë çdo gjë, do ecim përpara dhe do lemë mbrapa çdo gjë që kemi kaluar, do fillojmë nga e para çdo gjë. Je shumë e re, e ke jetën përpara. Të kam shpirt dhe jetë, ty, Kriston dhe babin.

Ardit Gjebrea: Rina, babi na tregoi pak se çfarë ka ndodhur dhe të them të vërtetën jam pa fjalë. Por nëse unë jam pa fjalë, imagjino sesi duhet të jesh ti dhe çfarë force duhet të kesh ti, që ta kalosh këtë gjë. Dhe ti je para ajo që duhet ti japësh forca vetes dhe prindërve, të cilëve padiskutim si mund të ndihet një prind të shohë vajzën që keqtrajtohet dhe të ketë trishtimin në moshën në të cilën ti je. Kam një pyetje për të bërë, pse nuk e ke denoncuar atë njeri?

Zambrina: Se denoncova sepse edhe e doja edhe pse bëri atë gjë ashtu më vinte shumë keq. Të bëja dhe unë atë krim, ashtu sikurse bëri edhe ai me mua, të bëja dhe unë të njëjtën gjë me të.

Ardit Gjebrea: Ti je e bindur që nuk ke më punë me të?

Zambrina: Jo!

Ardit Gjebrea: Mendon se ai mund ta bëjë edhe me të tjera?

Zambrina: Nuk e di, ndoshta sepse ai ashtu do jetë mësuar, vetëm me dhunë. Dhuna do jetë çdo gjë për të në jetë. Vetëm me dhunë është mësuar ti bëjë të gjitha gjërat.

Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti që ti the stop, nuk mundem më, do iki nga kjo shtëpi?

Zambrina: Ishte moment kur çdo ditë ishte dhunë, presion.

Ardit Gjebrea: Po pse dhunë?

Zambrina: Dhunë për arsye koti!

Ardit Gjebrea: E ke kaluar këtë moment?

Zambrina: Pak!

Ardit Gjebrea: Akoma e ndjen?

Zambrina: E ndjej!

Ardit Gjebrea: Çfarë ndjen?

Zambrina: Ndjej prapë ato ndjesitë e këqija që kam kaluar aty./tvklan.al