“Ndjeja urrejtje që jam mashkull, nëna ime dhunohej nga babai pse nuk kishte blerë bukë”


“Ndjeja urrejtje që jam mashkull, nëna ime dhunohej nga babai pse nuk kishte blerë bukë”

19:54 14/09/2021

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan kanë qenë të ftuar juristja Eni Çobani, sociologu Gëzim Tushi, aktivistja dhe koordinatorja kombëtare të rrjetit “Barazi dhe Vendimmarrje” Edlira Çepani, dietologia Diola Dosti dhe Dario Doka, make-up artist të cilët kanë folur për një temë tepër shqetësuese në ditët e sotme, për dhunën ndaj grave.

Make-up artisti Dario Doka ka treguar se kur ka dëgjuar lajmin e vrasjes së 23-vjeçares nga Fieri, Sabrina Bengaj, nga ish-bashkëshorti i saj dhe rastin e 18-vjeçares nga Ferizaj i Kosovës, Marigona Osmani, ai është shprehur se e urrente veten në ato momente që ishte mashkull.

Gjithashtu Dario ka ndarë dhe një histori të tijën private, ku pranon publikisht se është rritur në një familje ku kishte vazhdimisht dhunë nga ana e babait dhe pavarësisht kësaj, ai ka reflektuar dhe nuk është bërë i dhunshëm si babai, por e do shumë femrën që sipas tij duhet të trajtohet si një mbretëreshë.

“Historia që unë e kam përjetuar vetë në shtëpi si shumica e familjeve shqiptare, dhunë nga babi. Unë jam fëmija i vogël, vjen vëllai dhe motra. Babi që unë kam pasur nuk pinte as alkool, as duhan, asnjë gjë dhe kemi një nënë shembullore që e njohin të gjithë që mbyllej në shtëpi dhe dhunohej vetëm për çështje pse nuk bleve bukë, pse nuk i hodhe ujë luleve, pse i fole komshiu. Ka ndodhur para shumë vitesh dhe unë kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me babin, dhe mami nuk ndahej dot se ishte ajo koha atëherë që “çfarë do thonë komshinjtë”.

Kemi qenë ne të tre që i kemi thënë mamit, nëse ti nuk ndahesh, ne do ikim nga shtëpia sepse nuk duam të shohim më dhunë.  Kjo gjë nuk më ka bërë që unë të shikoj dhunë dhe të bëhem i dhunshëm, por kam reflektuar”, është shprehur Dario.

Dario shprehet se është gabim i madh që prindërit i lënë në dorë fëmijëve të vegjël telefona me internet, ku në një fotografi mund të komentohet me fjalë shumë banale dhe terma që një fëmijë nuk duhet t’i lexojë.

“Dua t’i them meshkujve që… Se mua më kanë sharë që jam gey, unë jam gey por nuk vras femra, madje i dua shumë. I them që t’i nuk je mashkull dhe këto femra kur një mashkull i prek me dorë nuk duhet të falin”, ka përfunduar make-up artisti. /tvklan.al







Të ngjashme