Një bebe në Pakistan ka shënuar një rast të rrallë mjekësor sepse është lindur me dy penisë por pa  anus, një fenomen i regjistruar vetëm 100 herë prej zbulimit të tij.

Mjekët pakistanezë kanë shkruar në revistën mjekësore “International Journal of Surgery Case Reports” se organet gjenitale të djalit janë “të mirëformuara”. Gjendja e tij njihet në gjuhën mjekësore si diphallia.

Njëri prej organeve është 1.5 cm dhe tjetri 2.5 cm. Skanerët tregojnë se fshikëza e tij urinare është e lidhur me dy uretra që do të thotë se mund të urinojë nga të dy penisët. Mjekët vendosën që mos të hiqnin asnjërin prej tyre, por nuk e zbuluan arsyen pse.

Megjithatë ata krijuar një hapje në abdomenin me anë të kolonoskopisë që të mos grumbullojë feçet. Kirurgët u shprehën se vetëm 1% e personave që kanë diphallia preken nga një defekt në anus ose zorrën e trashë.

Ekipi mjekësor ka shkruar se diphallia mund të ndodhë 1 në 6 milionë lindje. Vetëm 100 raste janë regjistruar në literaturën mjekësore dhe i pari daton në vitin 1609.

Fëmija u lind në javën e 36-të dhe sipas ekzaminimit mjekësor, nuk bëhet fjalë për trashëgimi gjenetike apo defekte të lindjes./tvklan.al