Elon Musk ka ndërruar sërish mendjen për të blerë Twitter dhe tani është i gatshëm të procedojë me marrjen e platformës sociale.

Në një letër drejtuar kompanisë, Musk është ofruar të paguajë çmimin që ai ofroi disa muaj përpara se të përpiqej të tërhiqej nga marrëveshja. Kjo kthesë e habitshme e situatës po ndodh vetëm pak javë përpara se palët të përballen në gjykatë.

Vetë miliarderi është një përdorues i rregullt i platformës me mbi 100 milionë ndjekës. Në Prill, ai ofroi të paguante 54.20 Dollarë për çdo aksion të kompanisë dhe kjo e vlerësoi këtë të fundit në 44 miliardë Dollarë.

Asokohe, Musk kërkoi që t’i jepej një raport i plotë mbi llogaritë e rreme sepse dëshironte ta kthente si një hapësirë të fjalës së lirë. Biznesmeni u tërhoq me pretendimin se numri i llogarive të rreme ishte më i lartë nga sa deklaroi Twitter.

Në letër, avokatët e Musk thanë se ai synon të vazhdojë me kryerjen e transaksionit, faturën e mbetur pezull të financimit dhe kërkon mbylljen e betejës ligjore.

Lajmi se Musk propozoi mbylljen e marrëveshjes origjinale rriti me 13% aksionet e kompanisë përpara se të ndodhte ngërçi.