Përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram, modelja e njohur Romee Strijd ndau lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël.

Engjëlli i Victoria Secret bëri të ditur se përgjatë 7 viteve, ajo është përballur me një çrregullim hormonal dhe mendonte se kurrë nuk do të bëhej nënë, por mrekullia ndodhi.

“Ne jemi shumë të lumtur që t’ju bëjmë të ditur se jemi në pritje të një foshnje. Mua me të vërtetë nuk më besohet që kjo po ndodh, pasi mendoja se kjo gjë ishte e pamundur”.

Modelja tregoi se para dy vitesh është diagnostikuar me PCOS, një formë çrregullimi hormonal dhe prej 7 vitesh, ajo kishte mungesë të periodave.

View this post on Instagram

WE’RE HAVING A BABY 💗 2 years ago I got diagnosed with PCOS after not getting my period for 7 years. I was devastated because being a mom and starting a family with @laurensvleeuwen is my biggest dream.. I was so scared that I would never be able to because I got told it was harder to get babies in a natural way.. I started to research PCOS and came to the conclusion that mine was not the typical pcos.. Mine was because of my body being in fight or flight mode.. which means my body was under constant stress. I never felt mentally super stressed so it was hard te understand this, but my life consisted of travelling all the time (no biorhythm), working out every day, eating super clean (restricting foods). I think I pressured my body to much, and honestly every body is so different but I think my weight was not good for my body to function properly and couldn’t handle the constant traveling. This was the point where I started to research natural healing for PCOS and came to the conclusion that I should do way less high intensity training, don’t restrict foods, be nice to myself, and take breaks when needed. I also tried some natural supplements, acupuncture and we got a place back in the Netherlands as well, so we could spend more time with Family (since im such a family person). I’m so happy and grateful to say that I got my period back last november AND that WE’RE SOON A FAMILY OF THREE ❤ ❤❤❤ & to the women trying to conceive, believe in yourself and be nice for yourself and your body and don’t let those thoughts get to you to much 😚

A post shared by Romee Strijd (@romeestrijd) on

Para dy vitesh unë u diagnostikova me PCOS, pasi perodat e mia u ndalën për 7 vite. Isha e dëshpëruar sepse të bëhesha një nënë dhe të krijoja një familje ishtë ëndrra ime më e madhe. Unë u frikësova shumë sepse më thanë që në mënyrë natyrale, unë nuk do të mund të bëja dot fëmijë. Trupi im ishte në stres të vazhdueshëm. Asnjëherë nuk jam ndjerë kaq e stresuar mendërisht, kështu që është e vështirë që ta kuptoni. Isha gjatë gjithë kohës në udhëtime, gjatë gjithë kohës jashtë, duke u kufizuar në ushqime. Unë mendoj se kam ushtruar presion në trupin tim dhe sinqerisht çdo trup është i ndryshëm, por mendoj se pesha ime nuk ishte e mirë që trupi im të funksiononte siç duhet dhe nuk mund ta duroja udhëtimin e vazhdueshëm”.

Modelja 24-vjeçare shprehet se pas trajtimeve natyrale dhe kujdesit për veten, pas 7 vitesh, pikërisht në Nëntorin e vitit të kaluar asaj u kthyen periodat.

Unë jam shumë e lumtur dhe mirënjohëse të them qe periodat e mia u rikthyen në Nëntor të vitit të kaluar dhe shumë shpejt do të jemi 3 në familje”./tvklan.al