Rreth orës 11:00, këtë të Hënë, një prift ka rënë nga çatia e kishës ku shërben në Korçë.
“Shtetasi K. V., rreth 63 vjeç, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton Policia për rastin disi të pazakontë.
Burime për Klan News bëjnë me dije se prifti ka qenë duke rregulluar çatinë.
/tvklan.al