Brescia kualifikohet në turin tjetër

Kupa e Italisë zhvilloi të tjera ndeshje të turit të parë. Brescia kaloi në fazën tjetër, duke mundur 4 – 1 Pisa të shtunën. Një nga golat për skuadrën lombarde e realizoi Emanuele Ndoji.

Mesfushori shqiptar, i cili është aktivizuar në të kaluarën edhe me Kombëtaren bëri një paraqitje të mirë. Ndoji mori një top brenda zonës në minutën e 72’ dhe nuk gaboi në goditjen e tij.

Gjatë ndeshjes 25-vjeçari pati të tjera raste shënimi. Më tej shkoi edhe Torino i Etrit Berishës me portierin që qëndroi pushim në fitoren 3 – 0 ndaj Palermo. Jashtë garës mbeti Empoli që u mund 2 – 1 nga Spal. Nedim Bajrami dhe Ardian Ismajli nuk arritën të kalonin toskanët në fazën tjetër.

Tv Klan