“Ndoka nuk është i vetmi ‘rrangall’ në politikë”

“Ndoka nuk është i vetmi ‘rrangall’ në politikë”

22:31 04/10/2019

Nard Ndoka: Rama peng politik i braktisur nga qytetarët

Politikani Nard Ndoka dhe politologu Arjan Curi ishin të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan. Gjatë emisionit Ndoka komentoi statusin që shpërndau një ditë më parë në rrjetet sociale kundrejt Kryeministrit Edi Rama, të cilin e quajti tren rrangall.  

“Rama është rrangall që e kanë braktisur qytetarët dhe ka mbetur vetëm me kriminelë dhe oligarkë”, ka qenë ky komenti i Ndokës, së cilit Rama iu përgjigj duke thënë “ata kërkojnë qeveri ekuilibri me Nardin në mes”.

Mbrëmjen e sotme në emision, Ndoka tha se me Ramën ka pasur bashkëpunim dhe se shpesh ai është përpjekur t’i hapë kanalet e bashkëpunimit me Berishën apo të tjerë. Ndërkohë sipas Curit, Ndoka nuk është i vetmi “rrangall” në politikë, por ka edhe të tjerë.

Nardi ka të drejtë sepse duke i shkruar ‘tren rrangall’ është sikur t’i thotë që është një politikan i vjetër. Për mua nuk është i vetmi rrangall, ka shumë të tjerë”, tha Curi./tvklan.al





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi