Ndotja akustike, dyfish mbi normën e lejuar

Ndotja akustike, dyfish mbi normën e lejuar

16:00 15/12/2019

Shkak, trafiku dhe muzika e lokaleve të natës

Ndotja akustike vijon të jetë mbi normat e lejuara të Bashkimit Europian. Burimi kryesor mbetet numri i lartë i automjeteve dhe përdorimi pa kriter i borisë, por nuk mungon edhe niveli i lartë i ndotjes akustike e shkaktuar nga muzika e lartë e lokaleve të natës.

Ne testuam një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, atë të zonës së Bllokut. Edhe pse ora shënonte 21:00, niveli i zhurmave arrin dyfishin e normës së lejuar gjatë natës, që është 45 decibel.

Rodion Gjoka, drejtues i njësisë se mjedisit: Nga të gjitha matjet, zona e Bllokut gjatë natës dhe gjatë ditës paraqitet si një hotspot. Kemi tejkalim më të larta gjatë natës që variojnë nga 20-35 decibel mbi normën e lejuar çka është një indikator mjaft shqetësues si për ekspert që kryejmë matjet, por edhe për frekuentuesit e zonës dhe banorët e saj.

“Vlera më e lartë e matur ishte 85.8 decibel që është dyfish i normës lejuar gjatë natës, ndërsa vlera më e ulët është 66.3 decibel që sërish jemi mbi normën e lejuar me disa njësi decibeli, edhe pse është vlera më e vogël që kjo pajisje ka monitoruar. Duhet të merren masa që të kjo zhurmë të mos shkojë përtej burimit të vet, por të shuhet brenda burimit të vet”.

Edhe kryqëzimet vijojnë të mbeten me nivel të lartë të zhurmës.

“Trafiku dhe mjetet e amortizuara që dalin në rrugët e Tiranës dhe të kombit pa kontroll në lidhje me zhurmën që emetojnë, si dhe mjetet motorike të vogla, ato që bëjnë transport ushqimi apo posta. Të gjithë kryqëzimet janë të zhurmshëm. Sheshi “Wilson” është një nga pikat ku ndotja akustike është në nivele alarmante”.

Që një biznes të marrë leje mjedisore të tipit c, duhet të përmbushë disa kushte, por që sipas eksperteve ajo çfarë rezulton në dosjet e këtyre subjekteve dhe ajo që evidentohet në terren nuk korrespondon me njëra-tjetrën.

Tv Klan


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi