Ndotja e ajrit jep probleme edhe në tru




Ndotja e ajrit jep probleme edhe në tru

15:29 29/07/2018

Ndotja e ajrit shkakton probleme në tru. Nisur nga ky fakt Organizata Botërore e Shëndetësisë ke vendosur që ta përqendroje vëmendjen pikërisht tek ajri i ndotur që thithim çdo ditë. Mjeket neurologë thonë se dememencia dhe aksidentet cerebrovaskulare ndikohen nga cilësia e ajrit.

Edhe pse nuk ka studime të mirëfillta, në vendin tonë, mjeket thonë se rastet e këtyre sëmundjeve vijnë në rritje.

Ekspertët e shëndetit publik, vënë në dukje se ajri i ndotur zvogëlon vëllimin trurit dhe shkakton plakje të parakohshme të qelizave.

Pasojat janë edhe më të rënda tek fëmijët e vegjël, pasi ka studime që e lidhin me autizmin apo zhvillimin psikomotor të fëmijës.

Ndikimi i ndotjes së ajrit në tru dhe në mushkëri ka rritur vdekshmërinë tek shqiptarët. Sipas statistikave, çdo vit vdesin 38 persona për 100 mijë banorë, ndërsa në gjithë boten regjistrohen 9 milionë vdekje me faktor ndikues ajrin e ndotur.

Tv Klan





Të ngjashme