Ndotja e ajrit ndikon në sëmundjet kardiovaskulare



Ndotja e ajrit ndikon në sëmundjet kardiovaskulare

14:00 13/07/2020

Efektet e sëmundjes së ndotjes së ajrit janë të njohura gjerësisht dhe konsiderohen si një shkaktar kryesor edhe për mjaft probleme në shëndet.

Një studim i fundit tregon se rritja e nivelit të ndotjes ndikon në rritjen e rrezikut të shëndetit kardiovaskular. Ajo çon në një rritje prej 3 përqind të rrezikut për sulm në zemër, një rritje prej 7 përqind të rrezikut për goditje në tru dhe 3 përqind rrezik i shtuar për vdekje kardiovaskulare.

Studiuesit u shprehën se pothuajse 14 përqind e të gjithë sëmundjeve kardiovaskulare dhe tetë përqind e vdekjeve kardiovaskulare janë të lidhura me ndotjen e ajrit.

Autori kryesor i studimit dhe profesori në Universitetin Shtetëror të Oregonit, Perry Hystad tha: Ndotja e ajrit është një faktor kryesor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare në nivel global. Duhet të ketë përmirësime, veçanërisht në vendet në zhvillim për të ulur ndotjen e ajrit./tvklan.al







Të ngjashme