Ndotja e lartë e ajrit ka detyruar autoritetet në qytetin e dytë më të madh të Pakistanit, Lahore, të mbyllin shkollat fillore për një javë dhe njerëzit të punojnë nga shtëpia. Masa vjen pas një rritjeje alarmante të ndotjes së ajrit, duke paraqitur rreziqe serioze shëndetësore.
Smogu toksik ka shkaktuar probleme shëndetësore për dhjetëra mijëra njerëz, kryesisht fëmijë dhe të moshuar, që nga muaji i kaluar kur cilësia e ajrit filloi të përkeqësohej në Lahore. Banorët u kanë kërkuar autoriteteve të marrin masa më të ashpra.
Kriza e smogut në Lahore, e ngjashme me situatën në kryeqytetin e Indisë, Delhi dhe mund të përkeqësohet gjatë muajve të dimrit. Ekspertët vlerësojnë se urbanizimi i shpejtë dhe një rritje e popullsisë janë shkaktare të kësaj situate dhe gjithashtu hapësirat e pakta për gjelbërim.
Klan News